Fieri rikthehet në hartën COVID, konfirmohet një rast i ri në Durrës

schedule11:28 - 22 Maj, 2020

schedule 11:28 - 22 Maj, 2020

Fieri është rikthyer në hartën COVID në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit siç raporton ISHP, janë konstatuar 2 raste të reja me koronavirus.

Gazetarja Valbona Davidhi bën me dije për Abc News se dy rastet e reja të konfirmuara në Fier janë një çift bashkëshortësh. Rastet janë kontakt me të njëjten vatër infeksione që është shfaqur dy javë më parë, ku mësohet se çifti i bashkëshortëve  janë infektuar pas kontakteve me farmacistin i konfirmuar pozitiv me koronavirus disa ditë më parë.

Ndërkohë gazetari Leonidha Musaj bën me dije për Abc News se rasti i ri i konfirmuar me koronavirus në Durrës është një punonjëse fasonerie pjesë e grupit të repartit që tashmë është mbyllur deri në shuarjen e vatrës së infeksionit.

Lexo edhe: Rritet numri i të shtruarve në spitale, shkon në 981 numri total i të prekurve nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 981 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, mes të cilëve 31 kanë humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!