Fieri kthehet në vatër të nxehtë të Covid, si u zgjerua menjëherë infeksioni

schedule09:58 - 20 Qershor, 2020

schedule 09:58 - 20 Qershor, 2020

Pas shpalljes si zonë e gjelbër, Fieri i është rikthyer hartës së të infektuarve me Covid-19.

Në të paktën 3 ditët e fundit janë njoftuar 7 raste pozitive për koronavirus.

Në fillim të javës në fshatin Peshtan të Fierit një grua rezultoi e infektuar gjatë kontakteve që kishte patur me të afërm të saj në qytetin e Fierit.

Më pas ajo është dërguar në spitalin infektiv pasi shfaqjes së simptomave.

Ashtu sikurse njoftuan autoritetet shëndetësore në qytetin e Fierit për rastin e gruas 86-vjeçare në fshatin Peshtan, alarmi ishte i madh.

Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për abcnews.al, ekspertët e shëndetit u shprehën të shqetësuar pasi kontaktet e 86-vjeçares së infektuar ka qenë me një numër të madh.

Ndërkohe në këtë fshat, banoret kane kryer ceremonitë mortore si zakonisht pa respektuar distancat.

Gjatë dy ditëve të fundit, ka patur edhe 6 raste të tjera pozitivë për covid-19, të cilët kanë qenë konktakte të 86-vjeçares, të afërm të saj.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë marrë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes më tej të infeksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!