Fieri 12 mandate/ PD rrezikon të mos kapë as listën e mbyllur. Me këtë projeksion një deputet i mbetet jashtë Kuvendit

schedule11:08 - 13 Maj, 2025

schedule 11:08 - 13 Maj, 2025

Në Fier, qarku i dytë më i madh në vend për nga numri i mandateve, socialistet kryesojnë thellë ndaj demokratëve.

Në 528 qendra votimi të numëruara nga 588 në total, PS arrin të dërgojë në parlamentin e ardhshmë 12 deputetë, ndërsa PD vetëm 4, rezultat që deri më tani i rrezikon asaj edhe listën e mbylliur.

Nëse do të vijohet me këtë trend rezultatesh, i fundit në listën e mbyllur të demokratëve, Eduard Sharka rrezikon të mbesë jashtë Kuvendit në Legjislaturën e ardhshme parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!