Fier/ Vdes e sëmura, gjykata pezullon mjeken e urgjencës

schedule13:49 - 25 Maj, 2018

schedule 13:49 - 25 Maj, 2018

Një mjeke e spitalit të Fierit është pezulluar nga puna me vendim gjykata. Ky vendim erdhi pas vdekjes së 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka, e cila pasi ka marrë mjekim në urgjencën e spitalit, u dërgua në shtëpi. Por është përkeqësuar dhe vetëm pas pak orësh u rikthye në spital ku dhe gjeti vdekjen.

Mjeke e urgjencës ishte Ina Ruzhdija, e cila sipas gjykatës ka bërë mjekim të pakujdesshëm. Sipas familjarëve pavarësisht, mjekja Ina Ruzhdija nuk i ka dhënë ndihmë mjekësore pacientes, duke u thënë familjarëve që ta merrnin në shtëpi pasi gjendja e saj ishte gripale. Pasi është dërguar në banesë, gjendja shëndetesore  e Xhuljetës është përkeqësuar brenda pak orësh, fakt që i ka detyruar familjarët e saj ta dërgonin përsëri në Spitalin Rajonal Fier, ku ajo ka humbur jetën në ambientet e këtij spitali. /abcnews.al