Sulmi në Fier, shënjestra në tavolinë me pronarin e lokalit

schedule10:24 - 6 Nëntor, 2017

schedule 10:24 - 6 Nëntor, 2017

Policia ka zbuluar shënjestren e atentatit të dështuar mbrëmë në Fier. Sipas njoftimit zyrtar, në lagjen “1 Maji” Fier, një person ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të tavolinës, ku ishte ulur pronari i lokalit një 45 vjeçar me tre persona të tjerë që janë banorë të lagjes 1 Maji në Fier. Njëri nga këta katër personat sipas policisë, ka qenë dhe shënjestra e sulmit me armë zjarri.  Në vendngjarje u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja arme zjarri tip pistoletë. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, dyshohet se autor i ngjarjes është nje 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim./ABC News

https://youtu.be/lbe3bvmsDdI