Nga një aksident në autostradën Levan-Tepelenë kanë mbetur të plagosur 5 persona mes të cilëve, një efektiv policie dhe tre mësues. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kashisht kur makina tip “Volkswagen” po dilte nga rruga dytësore për në autostradë dhe u përplas me makinen e policisë që vinte nga Gjirokastra.
Makina e policisë drejtohej nga efektivi i policisë, Vangjel Demollari, ndërsa pasagjer ishte djali i tij Adem Demollari. Makina “Volkswagen” drejtohej nga drejtori i shkollës 9-vjeçare në Frakull, Agim Zeqo.
Pasagjerë ishin dy mësuese njera prej të cilave bashkëshortja e tij, Valbona Zeqo. Mësuesja tjetër është Bexhete Bushi. Të 5 personat kanë marrë plagë, por ne gjendje kritike për jetën është Valbona Zeqo, 44 vjeçe. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara e makinës tip “Volkswagen”./abcnews.al