Policia e Fierit ka kapur dhe ndaluar një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit. Albert Gega ishte dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”. Ky person u arrestua ne fshatin fshatin Kurjan gjatë një operacioni për kapjen e personave në kërkim.
Pas 10 vitesh është vënë në pranga një prej trakantëve të tragjedisë së Butrintit. I dënuar me 10 vjet burg, Albert Gega u kap në fshatin Kurjan. Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, Gega në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen. Gjykata e Sarandës e ka dënuar 36-vjeçarin me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kujve”. Për ngjarjen janë dënuar ndërkohë bashkëpunëtorët e Gegës Këto janë pamje në momentin që Policia e Shtetit ka arrestuar Albert Gegën në fshatin ku edhe fshihej, në Kurjan të Fierit. Ngjarja ndodhi në 19 tetor të 2008. Në ujërat e kanalit të Butrintit humbën pesë persona mes tyre edhe një fëmijë 3 vjeç dhe nëna e saj 22-vjeçare. Hyqmet Sollaku, Brahim Madhi, Dashamir Mane dhe Albert Gega, po transportonin me një barkë përmes liqenit të Butrintit, me qëllim mbërritjen në Greqi, 21 persona. Por gjatë udhëtimit, varka përmbyset.
VIKTIMAT
Ndriçim Myftari, 17 vjeç,
Lushnjë Elvira Jaho, 22 vjeçe,
Berat Kea Jaho, 3 vjeç,
Berat Amarildo Kuka, 20 vjeç, Fier
Festim Hoxha, 27 vjeç, Fier
Të dënuar për tragjedinë:
Hyqmet Sollaku – 21 vjet heqje lirie dhe 8 milione lekë gjobë
Brahim Madhi – 16 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë
Dashamir Mane – 17 vjet heqje lirie dhe 8 milionë lekë gjobë
Albert Gega – 10 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë/abcnews.al