Fier, fusha e mbetjeve bombë mjedisore

schedule15:08 - 28 Nëntor, 2017

schedule 15:08 - 28 Nëntor, 2017

Menaxhimi i mbetjeve në qytetin e Fierit është bërë pothuajse i pamundur. Fusha e cila ishte projektuar për të zgjidhur këtë problem, së fundmi është kthyer në vendin që rrezikon jetën e qytetarëve fierakë.

Është zgjidhur problemi i menaxhimit të mbetjeve, ndërsa këto të fundit kërcënojnë çdo ditë shëndetin 200 mijë banorëve

Ka 2 vjet që është shpallur zyrtarisht, por faktikisht kjo fushë mbetjesh po i vret fierakët prej dhjetë vitesh.

Emergjenca mjedisore e deklaruar në Këshillin Bashkiak nenkupton se tani çdo ngarkesë me mbetje urbane që vjen nga qyteti dhe rrethinat nuk ka asnjë mundësi për t.u menaxhuar

Çdo ditë grumbullohen 200 tonë mbetje urbane. Ato thjesht hidhen aty dhe dekompozohen nga faktorët klimaterikë. Nga ky proces ndotet ajri dhe ujërat nëntokësorë.

Bashkia e Fierit tentoi dy herë të ndërtojë një impiant mbetjesh por u përball me kundërshtimin e banorëve në zonat përkatëse. Në këto kushte është e paqartë se si do të zgjidhet problemi i menaxhimit të mbetjeve ndërsa këto të fundit kërcënojnë cdo ditë shëndetin 200 mijë banorëve./abcnews.al

 

https://youtu.be/arEQEO_6sNQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!