Fier, fluks të sëmurësh në Pediatri

schedule14:26 - 12 Janar, 2018

schedule 14:26 - 12 Janar, 2018

Në spitalin e Fierit ka fluks të sëmurësh nga virozat. Mjekët thonë se shkak kryesor janë temperaturat e paqëndrueshme dhe jo normale për në dimër.

Vetëm 12 muajsh dhe do të bëjë injeksionin e parë me antiobiotikë.

 Prindërit e sollën me simptoma të gripit, por tani mësojnë se ka bronkopneumoni.

 Virozat stinore këtë vit shtuan jo thjesht fluksin e pacientëve, por janë shfaqur me pasoja të rënda.

 Simptoma si temperaturë e lartë dhe kollitje kanë prekur edhe foshnjat disa muajshe. Vizita e parë bëhet në qëndrat shëndetësore por në fakt shërbimi  vërtetë  gjendet në spital. Kjo do të thotë fluks i papërballuëshëm për mjekët dhe rradhë për prindër e pacientë.

 Në periudha të tilla virozash spitali i fëmijëve në Fier përballet me fluks të lartë në një kohë që ka edhe mungesa në mjekë pediatër. Mesatarisht në 24 orë në urgjencën e spitalit të fëmijëve paraqiten 120 pacientë. Afro një e treta e tyre shtrohen për të marrë kujdes intensiv mjekësor. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci