Atmosfera e festave të Nëntorit në Fier është çelur me koncertin për piano të tre pianistëve të rinj të shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Pas një pune të gjatë, pianistët, dy prej të cilëve të afirmuar me skenë kanë dhuruar emocione duke luajtur mjeshtërisht pjesë të kolosëve të muzikës klasike.
Kanë interpretuar me siguri dhe emocion si profesionistë të vërtetë. Për Ergin dhe Lidian ky është koncerti i radhës ndërsa Sibora 8-vjeçare e ka për herë të parë. Atmosfera e festave në Fier është çelur kështu me një koncert të nxënësve të shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Tre pianistë të vegjël intepretuan kolosët e muzikës klasike, Beethoven, Moxart, Chopin dhe Debusy. Një kombinim që hipnotizoi publikun.
Ergi dhe Lidia Cane, motër e vëlla, janë pianistë të afirmuar tashmë në skenat vendase dhe të huaja ku kanë marrë edhe çmime. Sibora, më e vogla e kësaj shfaqjeje përformoi denjësisht pranë tyre. Koncerti u përgatit dhe drejtua nga mjeshtrja e pianos Marjana Xoxa pas një pune të gjatë përgatitore të tre pianistëve të vegjël./abcnews.al