Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fier/ Era ndihmon në përhapjen e shpejtë të zjarrit në sipërfaqe pyjore, ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët

schedule13:58 - 8 Gusht, 2025

schedule 13:58 - 8 Gusht, 2025

Për shkak të terrenit të vështirë neutralizimi i zjarrit që ka përfshirë sipërfaqe pyjore në Fier, ka nisur operacioni nga ajri.

Autoritetet kanë ndërhyrë me helikopter në Drenie dhe Gjinoqare, për të shuar zjarrin.

Më herët janë angazhuar disa mjete zjarrfikëse, dhe trupa të Forcave të Armatosura si edhe forca bashkiake, ndërsa terreni i vështirë dhe erëra e forta vështirësojnë shuarjen e plotë të zjarrit.

Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara.

Intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionët suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes CivileEU Civil Protection & Humanitarian Aid dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!