Fier, Darzeza hap sezonin turistik, turistët joshen nga plazhi i virgjër

schedule16:27 - 2 Qershor, 2019

schedule 16:27 - 2 Qershor, 2019

Një zonë turistike e cila synon të kthehet në një destinacion me rëndësi është plazhi i Darzezës. Në çelje të sezonit kryebashkiaku Armando Subashi tha se këtë vit priten më shumë pushues se vitin e kaluar.

Me një vijë të lakmueshme bregdetare, tërësisht të virgjër prej 38 km. Fieri po kthehet në një destinacion të rëndësishëm të turizmit.

Në plazhin e Darzezës është hapur sezoni turistik. Turistët këtu joshen nga cilësitë natyrore të bregdetit. Nga vendoret kjo zonë turistike konsiderohet një potencial për vendin.

Është e gjitha e pastër e virgjër nga çmenduria e ndërtimeve që mund të ketë shoqëruar gjithë pjesët e tjera të bregdetit shqiptar dhe kjo padyshim na jep mundësitë që ne ti mendojmë gjërat dhe të mos bëjmë gabimet që mund të jenë bërë në të kaluarën në qytete apo bregdete të tjera. jam i bindur që i gjithë ky bregdet është një mundësi e madhe zhvillimi dhe potencial shumë i madh”, tha kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Vetëm një vit më parë, plazhi i Darzezës priste çdo ditë rreth 70 mijë pushues ditore. Në Fier ndodhen edhe 2 plazhe te tjera: ai i Semanit dhe i Pishporos./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!