Ugjenca e spitalit rajonal te fierit këto dite ka qene e tejmbushur.
Pediatria ka përballuar një fluks deri ne 110 vizita ne dite.
Shume prej pacienteve janë paraqitur me temperature te larte dhe te prekur nga virozat e stinës.
Mjekja pediatër Albana Haxhiu kërkon nga prindërit që të mos i drejtohen menjëherë urgjencës, nëse fëmija shfaq simptoma.
“Jo çdo fëmijë duhet te vije ne urgjence. Qëndrimi ne urgjence i bën të marrin viroza të tjera”.
Temperatura, dhimbjet e fytit dhe dobësia e trupit janë simptomat e ngjashme të virozave të stinës me ato të Covid. Kjo i detyron prindërit që ti drejtohen fillimisht urgjencës për të marrë mjekim. /abcnews.al