Persona të panjohur kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të një lokali në qytetin e Fierit. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe autorët janë larguar me shpejtësi me një makinë.
Për fat nuk pati njerëz të lënduar pasi lokali ishte i mbyllur. Policia ka bërë shoqërimin e disa personave për t’u marrë në pyetje. Në pyetje po merren dhe pronari dhe stafi i lokalit. Paraprakisht dyshohet si kërcënim ndaj pronarit të këtij lokali./abcnews.al