Fidel Ylli: Jemi për Guinness, bojkoti pati vetëm një të mirë! Tani vendos Rama

schedule22:57 - 22 Tetor, 2020

schedule 22:57 - 22 Tetor, 2020

Fidel Ylli, deputeti i Partisë Socialiste, është personi që kryeministri Edi Rama ngarkoi për të gjetur një zgjidhje mes Ligës së Futbollit dhe Ministrisë së Financave për Ligjin e Sponsorizimit dhe tre kërkesa të tjera që komuniteti i futbollit kishte bërë për të ndalur bojkotin. Ngërçi i marrëveshjes është pikërisht te Ligji i Sponsorizimit, për të cilin Ylli është ndalur gjatë.

“E kanë lënë ata që bënë autogol. Deri kur paraqitën kërkesat dhe pretenduan bojkot, isha dakord. Kur qeveria ishte e gatshëm, më vendosi mua dhe Ministrinë, një grup serioz, për të negociuar, duhet të flisnim. Ata na bojkotuan ne, injoruan Ministrinë e Financave dhe të zgjedhurin e kryeministrit.

Libohova ishte i gëzuar që më zgjodhën mua, nesër ndryshoi gjithçka dhe nuk erdhën. I bëra thirrja Dukës të dilte në skena dhe ai doli. Aty ndryshuan situatat. Presidentët janë të varur nga kreu i FSHF. Kryeministri bëri një deklarata dhe tha ‘puna juaj nëse doni të bëni bojkotin. Unë e kam caktuar të deleguarin tim’. Kjo është situata për ata që nuk e dinë”.

“Misioni ishte të uleshim dhe të diskutonim për kërkesat. E kam thënë se janë të drejta dhe duhet vullnet nga ana e Ligës. Pra duhet të ulen. Jemi për Guinnes, nuk ka ndodhur askund kjo. Ka pasur vende që janë sulmuar federatat, kurse këtu federata sulmon qeverinë. Kjo ndodh kur qeveria thotë hajde flasim. Nëse nuk do ndodhte kjo unë do të dilja me Ligën dhe do isha pro bojkotit”.

“U diskutua dhe ka dy variante, një i Ministrisë së Financave, një i Ligës. Po të miratohet ai i Ministrisë, që ka shkuar 20 për qind, mbledh më shumë para. Liga kërkon një skemë tjetër. Jam dakord për të dyja skemat. Qeveria mbledh paratë dhe pastaj mendon se ku i shpenzon. Libohova ka qenë me këmbë në tokë, pasi ai është financiar dhe e si çfarë do të thotë të menaxhosh buxhetin e një shteti.

“Ministria e Financave ka qenë e hapur. Tavolinat bëhen dhe flitet me argumente. Me qetësi zgjidhet gjithçka. Do zgjohen pikat dhe Ligji i Sponsorizimit. Falja e gjobave është një kërkesë. Nuk mundem unë, as Ministria, të falin gjobat. Falet me ligj në Parlament. Nuk mund të bëhet ligj që falen gjobat e futbollit dhe jo të bizneseve të tjera. Duhen kërkuar gjëra që të jemi me këmbë në tokë. TVSH u bë 6% edhe për privatin. I kam propozuar kryeministrit që të organizojë ndryshe lotarinë sportive dhe ato lekë të shkojnë për sportin, pasi vijnë nga ai”.

“Libohova ka mbajtur linjën e tij, me argumente. Këtu i referohen Ligjit të Kosovës, por nuk është ashtu. Kemi një qeveri dhe Ministri Sporti që vendos për organizimin. Kosova ka bërë ligjin e një “landi” në Gjermani.  Atje është një sponsorizim reklame. Nëse futbolli ka emër të mirë, jep 5 përqind. Kosova ka mbledhur 900 mijë euro për një vit, jo sa thonë ata”.

 

Gjatë takimit të sotëm…

“Kemi përgatitur memon për kryeministrin. Kemi dhënë argumente të të dyja palëve. Për tre pika kemi rënë dakord. Për tatim mbi burimin e kemi lënë ta shohim edhe më pas, mund ta shtyjmë edhe dy vite nëse nuk arrin të formalizohet. Bisedimet kanë qenë të frytshme. Këtë herë Ministria e Financave ishte e gatshme këtë herë. Në momentin e parë u mërzitën të gjithë kur refuzuan. Edhe mua më ofenduan. Unë i kam miq dhe dua t’i ndihmoj, pasi kanë lënë lesht. Nuk mund të mbajë një njeri i vetëm një klub futbolli. Atëherë do presin të shesin ndeshje të marrin ndonjë lekë. Bashkitë do t’i shesin klubet te privati”.

“Kryeministri do ta çojë sportin në rrugë të mbarë. Janë bërë stadiume dhe fusha të ndryshme. Kemi qenë të gatshëm që ditën e parë. Nëse do kishin ardhur në tavolinë do e kishim zgjedhur. Ka vullnet nga të gjithë ne, edhe nga kryeministri. Parlamenti vendos për faljen e kamatave dhe gjobave nga detyrimet fiskale. Bojkoti pati një të mirë, që nuk do të fitojë vetëm futbolli. Fiton i gjithë sporti. Ligji i Sponsorizimit bëhet për të gjitha sportet. Do ketë një ligj të mirë dhe do të mund të gjejnë një sponsor. Reagim normalisht do të ketë nga kryeministri. Ai vendosi një njeri të sportit të bisedojë me ta. Unë kam qenë krah tyre edhe në takimet me Ministrinë. Rama do t’i japë një zgjidhje të shpejtë, që nesër ndoshta. Zëvendësministër sportesh? Vendos kryeministri. Unë di që aktuali është në punë, ndoshta janë fjalë”. /abcnews.al