Prodhuesi italian i veturave, Fiat, ka arritur marrëveshje për bashkimin e forcave. Kjo marrëveshje arrin në vlerën e 50 miliardë dollarëve dhe pritet ta riformësojë industrinë botërore të makinave.
Prodhuesit që e zënë vendin e dytë dhe të tretë në Evropë ende nuk kanë vendosur për emrin e kompanisë së re, por para gjashtë muajve e kishin bërë të ditur planin për ndarjen e aksioneve në mënyrë të barabartë.
Pas arritjes së marrëveshjes, italianët dhe francezët do të vendosin për mënyrën e kursimit të 3.7 miliardë eurove për çdo vit pa e mbyllur asnjë fabrikë.
Ky qëllim nuk pritet të jetë i lehtë për t’u arritur, sepse sindikatat e fuqishme të punëtorëve në Francë janë të shqetësuara për humbjen e vendeve të punës.
Përmes një deklarate, përfaqësuesit e dy gjigantëve evropianë thanë se marrëveshja mes tyre pritet të kompletohet tërësisht pas 12 deri 15 muajve./abcnews.al