Pandemia koronavirusit shkaktoi probleme edhe në futboll, por nga “top 5” kampionatet vetëm Franca ndaloi së organizuari ndeshjet e futbollit. Tani atje po bëhen gati për sezonin e ri futbollistik.
Ditën e sotme, Federata Franceze e Futbollit ka vendosur të ndjekë udhëzimin e FIFA-s për të rritur numrin e zëvendësimeve. Këtë rregull e përqafuan të gjitha federatat, pas rikthimit të futbollit.
Edhe në Francë vendosën të lejojnë pesë zëvendësime, normalisht me tre mundësi për t’i bërë ato. Ky është një nga kushtet e FIFA-s, për të shmangur vonesat në lojë prej zëvendësimeve. / abcnews.al