Gazetari Blendi Fevziu komentoi në studion e Mbrëmje në ABC News disa nga skenarët e mundshëm pas dorëzimit të mandateve. Në këndvështrimin e gazetarit nëse opozita nuk krijon mbështetje qytetare është e rrezikuar.
“A ka lëvizja e opozitës mbështetje qytetare. Nëse arrin të krijojë mbështetje dhe aksion qytetar është e fituar. Nëse nuk arrin aksionin qytetar, është e rrrezikuar ajo vetë”.
Fevziu thekson se dorëzimi i mandateve nga deputetët e opozitës është më i madh se protesta. Sipas tij, jemi përpara një të panjohure, pasi kjo ndodh për herë të parë jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.
“Dorëzimi i mandateve nga deputetët e opozitës është më e madhe se protesta, ndodh për herë të parë, që nuk ka preçedent, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Jemi përpara një të panjohure. Ajo që duhet nënvizuar është që një pjesë e shohin si fitore të njërës apo tjetrës palë. Kushdo që mendon se mazhoranca është e qetë e ka gabim, po kështu dhe opozita. Ka shumë të panjohura. E para nuk do ketë zhvillime te shpejta do marrë kohën e saj”.
Disa nga skenarët e mundshëm sipas Fevziut janë: “ E para që mazhoranca të mos çajë fare kokë, apo të zëvendësojë me emra, por që nuk përfaqësojnë opozitën të emërojë një opozitë në zgjedhje lokale dhe të përballojë aksionin në rrugë. Ky do ishte një skenar i keq.
E dyta, opozita përmes rrugës t’ imoponjë mazhorancës të rrëzohet edhe ky do ishte skenar jo i mirë.
Dhe e treta, arritja e një marrëveshjeje është e vështirë kush do jetë pika e kompromisit? PD do qeveri tranzitore pa Ramën. Një përgjegjësi e madhe i bie Ramës që është kryeministër i këtij vendi. Imagjino imazhin në prag të integrimit, është përgjegjës kryeministri”.
Dekaratat e ndërkombëtarëve, për Fevziun janë një reagim i pritshëm, por edhe këtu çelësin e shikon te mbështetja qytetare.
“Deri tani më duket reagim i pritshëm. Çelësi i kësaj gjëje është mbështetja qytetare. Ata do shohin një formulë tjetër që është kompromisi, në të kundërt do vazhdojnë me tonet e forta”. /abcnews.al