Festuan me të shtëna armësh ditëlindjen e “shefes”, rikthehen në detyrë  4 efektivët e policisë

schedule20:33 - 2 Prill, 2021

schedule 20:33 - 2 Prill, 2021

LEZHË- Katër inspektorët e Policisë së forcave “Shqiponja” së Lezhës. të cilët disa ditë më parë u pezulluan nga detyra, janë rikthyer sërish në radhët e uniformave blu. Abcnews.al, mëson se inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh, e R. M, edhe pse janë rikthyer në radhët e policisë nuk janë lënë më në detyrën e mëparshme. Ata janë larguar nga “Shqiponjat” dhe janë ndarë në disa qytete, si Lezha, Kurbini dhe Mirdita.

Lexo edhe: Festuan ditëlindjen e “shefes” me të shtëna pistolete, pezullohen 4 efektivët e “Shqiponjave” në Lezhë

Kujtojmë  se 4 efektivët u pezulluan nga detyra pas videos se publikuar në rrjetet sociale ku shiheshin duke qëlluar me armë zjarri në ajër, teksa festonin ditëlindjen e shefes së tyre në rrugë.

SHÇBA-se ka filluar procedimi penal për këta punonjës. Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskredituese”. E.L/abcnews.a/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!