Aktorja e njohur Teuta Krasniqi festoi dje 39-vjetorin e lindjes. Aktorja ndau në Instagram disa foto nga festa që kishin organizuar familjarët e saj, ku shkruante se ndihej e bekuar.
“Faleminderit Zot, 39 vjet të shëndetshme, e bekuar me familje të shendoshë dhe shumë miq të dashur ??? Faleminderit miq për çdo urim tuajin.Paçim gjithmone arsye, që të festojmë me familjet tona. Shume përqafime nga unë ❤️❤️❤️”, shkroi aktorja.
Përpos urimeve të shumta që mori nga miq, kolegë dhe fansa, Teuta mori dhe një super dhuratë nga bashkëshorti, Adonisi. Ai e surprizoi Teutën me një makinë të shtrenjtë, dhe aktorja nuk hezitoi të ndajë pamje për adhuruesit e saj. /abcnews.al