Festivali “Kadri Roshi”, shfaqet komedia “Kopraci” në natën e dytë

schedule16:03 - 23 Tetor, 2019

schedule 16:03 - 23 Tetor, 2019

Komedia e “Kopraci” e Molierit është vënë në skenë në natën e dytë të festivalit “Kadri Roshi” në Gjirokastër. Vepra sipas regjisorit Dhimitër Orgocka përkon me aktualitetin dhe i kaloi pritshmëritë.

Në natën e dytë të festivalit “Kadri Roshi në Gjirokastër u vu në skenë komedia “Kopraci” me regji nga Dhimitër Orgocka. Vepra që demoaskon fuqinë shkatërruese të parasë erdhi si një lojë aktoriale e trupës “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Rolin e Harpagonit u soll me sukses nga aktori 92-vjecar Koço Qendro. “Kopraci” ka qenë i vështirë për t’u realizuar tha aktori. Regjisori Dhimitër Orgocka u shpreh se vepra e Molierit përkon me aktualitetin që mbizotëron në vend ndërkohë që suksesi i kaloi pritshmëritë e tij.

Harpagoni mbetet një nga figurat më negative, e njëkohësisht qesharake e Molierit. Një koprac që ka humbur dinjitetin dhe ka fituar urrejtjen e fëmijëve vetëm për para. Komedia u mirëprit nga artdashësit gjirokastritë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!