Festivali i Sanremos, kënga e Ermal Metës renditet si më e pëlqyera nga publiku

schedule19:45 - 4 Mars, 2021

schedule 19:45 - 4 Mars, 2021

Këngëtari, Ermal Meta edhe këtë herë ia ka dal të bëjë krenar të gjithë shqiptarët.

Ai u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021 me këngën “Un milione di cose da dirti”, e cila është përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.

Ndërkohë sipas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën me 26 artistë. “I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruan Vanity Fair Italia.

Ndërsa Ermali ka rrëfyer për mediet italiane, se këtë këngë e posedonte prej 3 vitesh, por kishte pritur momentin e duhur për ta prezantuar në Sanremo./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=Kni7wZw03-c

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!