Festivali i Mandarinës, tërheq prodhimin Europa Veriore

schedule13:19 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 13:19 - 8 Dhjetor, 2017

Në Mursi të Konsipolit është organizuar si çdo vit festivali i Mandarinës. Këë vit raportohet për prodhim më të lartë dhe për herë të parë disa shtete të Europës Veriore kanë tërhequr një pjesë të madhe të prodhimit të kësaj zone.

Është festivali i Mandarinës në fshatin Mursi të Bashkisë Konispol. Fermerët prezantuan prodhimin e vitit i cili është 30 përqind më i lartë krahasuar me vitin 2016.

Kryetari i Bashkisë Konispol Shuaip Beqiri duke folur para të pranishmëve në këtë festë theksoi se tashmë ngelet prioritet zgjerimi i kohës së prodhimit nga dy muaj në 5 ose 6 muaj për të patur më shumë prodhim dhe më shumë të punësuar nga e gjithë Shqipëria .Sipas tij ka ende punë për të bërë që kjo markë e mandarinës që vjen nga jugu i vendit tonë të jetë e pranishme në të gjithë Europën.

Fermeri i zonës së Xarrës Ilia Buzuqi është i kënaqur me prodhimin e këtij viti të mandarinës .

Ai kërkon më shumë kujdes nga qeveria për të patur një zgjerim të tregut në disa shtete të BE-së si dhe të ketë subvencionim për karburantin.

Për zëvendës Ministrin e Bujqësisë Dhimo Kota zona Mursi – Xarrë është një shembull i suksesit në Bujqësi, i cili duhet të ndiqet edhe nga zona të tjera të Shqipërisë.

Këtë vit në rajonin Konispol Xarrë parashikohet të ketë një prodhim të mandarinës që shkon deri në 20 mijë ton. Për herë të parë disa shtete të Europës Veriore si Polonia , Çekia dhe Ruisa kanë tërhequr një pjesë të madhe të prodhimit të kësaj zone./abcnews.al

 

https://youtu.be/KPIWEqkhsno

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!