Festimi i ndjerë i Salah, dedikim për shokun e sëmurë rëndë

schedule09:32 - 13 Shtator, 2020

schedule 09:32 - 13 Shtator, 2020

Liverpool e filloi me fitore kampionatin ditën e djeshme. Të besuarit e Jurgen Klopp mposhtën me rezultatin 4-3 Leeds United. Ishte një ndeshje e çmendur në “Anfield Road”, ku sigurisht heroi i vendasve ishte Mohamed Salah.

28-vjeçari vulosi fitoren e skuadrës së tij falë një penalltie të shndërruar në gol në minutën e 88-të të takimit. Egjiptiani shënoi plot tre herë dhe bëri një festim që nuk e kishim parë më parë. Ai vendosi duart tek veshët dhe nxori gjuhën jashtë.

Fillimisht u mendua se mënyra e tij e festimit ishte thjesht një stil i ri i Salah, por ai e kishte planifikuar më parë atë. Kjo mënyrë festimi i përket shokut të Mohamedit, Moamen Zakaria. Ky i fundit festonte në këtë mënyrë, pasi shënonte, dhe tani po kalon momente të vështirë.

32-vjeçari është diagnostikuar me sklerozë amiotrofike ( ALS ) muajin e kaluar dhe kjo është një sëmundje që prek qelizat nervore në tru, si dhe palcën kurrizore. Zakaria nuk do të jetë në gjendje që të luajë më futboll dhe Salah e tregoi dhe një herë se, përveçse është një yll botëror, është dhe një njeri i madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!