Kohë pushimesh për shumë nga futbollistët e njohur. Paul Pogba dhe Franca u eliminuan herët nga Euro 2020, teksa Paulo Dybala nuk mori ftesë nga Argjentina në Kupën e Amerikës, pasi ka probleme fizike.
Dy lojtarët kanë luajtur bashkë te Juventusi, e kanë ruajtur miqësinë me njëri-tjetrin dhe po zbaviten në Miami. Bashkë me ta edhe Blaise Matuidi, një tjetër ish-juventin. Ky i fundit është pjesë e Inter Miami në MLS.
Mbrëmjen e kaluar kanë festuar në një nga klubet e natës bashkë me një person të veçantë: Ronaldinhon. Tre futbollistët u filmuan dhe fotografuan duke u përqafuar dhe bërë shkak me legjendën braziliane. /abcnews.al