Festë në spital, pacientja 100-vjeçare shërohet nga koronavirusi në Itali

schedule08:55 - 23 Prill, 2020

schedule 08:55 - 23 Prill, 2020

Festë e madhe në Poliklinikën e Mesinës pasi një grua 100-vjeçare doli nga spitali pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Concettina Lenzi, bëhet kështu pacientja më e vjetër që shërohet në Siçili. Më 28 mars ajo bëri 100 vjeçe në repartin e sëmundjeve infektive të spitalit universitar “G.Martino”. Sot stafi i spitalit e ka përcjellë të moshuarën me duartrokitje të shumta.

“Në shtëpi do të dërgojmë. Një përshëndetje për të gjithë”, i thotë një mjek nga spitali teksa e shoqëron për në ambulancë.

“Ishte një zonjë e moshuar simpatike. Se cila është arsyeja që dikush ia del dhe dikush jo, akoma nuk e dimë”, thotë drejtori i sëmundjeve infektive në poliklinikën “G.Martino”.

“Kur erdhi dhe mësuam se ishte 99 vjeçe, për ne ishte një sfidë. Është një sfidë që e kemi fituar, kemi fituar një betejë por sigurisht jo luftën.

Sot është një ditë e bukur pasi po e dërgojmë në shtëpi të shëruar dhe në gjendje të mirë, madje dhe me humor, pasi bëri batuta.

E kupton ku ndodhet dhe tha se nuk do të shkojë në një spital tjetër por në shtëpi. Të kthehesh në shtëpi është një gjë shumë e bukur”, shprehet përgjegjësi organizativ i Spitalit COVID të poliklinikës “G.Martino”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!