Festë në familjen Veliaj, Kajan mbush 2-vjeç dhe urimin më të bukur e merr nga Ajola

schedule09:25 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:25 - 7 Tetor, 2020

Dita e djeshme, në familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj ka qenë festë.

Djali i tij, Kajan ka pasur ditëlindjen dhe ka mbushur dy vite.

Ka qenë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa që e ka uruar publikisht të birin. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto krah kryebashkiakut dhe me të birin në krahë duke e përqafuar dhe puthur atë.
“Dy udhëtime të plota rreth diellit”, ka shkruar Ajola në postim.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar Kajanit vetëm ditë të lumtura. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!