Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festë kuqezi në Shkodër/ Tradita, muzika dhe lojërat popullore bashkojnë trevat shqipfolëse

schedule19:58 - 28 Shtator, 2025

schedule 19:58 - 28 Shtator, 2025

Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush me atmosferë festive dhe motive kuqezi, ku u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fest”. Ky aktivitet tradicional mblodhi bashkë përfaqësues nga trevat shqipfolëse, duke sjellë lojëra, muzikë dhe motive kulturore që ruajnë gjallë trashëgiminë brez pas brezi.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, e cila përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave. Ajo u shpreh se Shkodra, si qendër e kulturës dhe historisë shqiptare, ka një rol të veçantë në mbështetjen e aktiviteteve që i japin jetë identitetit kombëtar.

“Lojëra Popullore Fest” është tashmë një traditë e cila me mbështetjen e Bashkisë Shkodër  synon të sjellë më pranë komunitetet shqipfolëse dhe të përcjellë vlerat e tyre te brezat e rinj, duke e kthyer Shkodrën në një pikëtakim të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!