Festat tradicionale në Zadrimë të Lezhës, vendorët kërkojnë të joshin turistët

schedule13:51 - 19 Mars, 2019

schedule 13:51 - 19 Mars, 2019

Autoritetet vendore në Lezhë po tentojnë që festat tradicionale t’i kthejnë në atraksione turistike. Një ndër to, e njohur si dita e Shën Jozefit, u organizua në Zadrimë si një festë masive me banorët e zonës dhe me emigrantë.

Jo të gjithë vendasit mund ta dinë që është vallja më e vjetër në Ballkan. E kërcejnë vetëm gratë dhe vajzat e Zadrimës, për çdo rast festë ose në dasma.

Lëvizje të thjeshta, shoqëruar me vargje, pa muzike, por që kualifikohet si vallja më bukur autoktone. Kështu e priten edhe ditën e Shën Jozefit, festën tradicionale që kremtohet çdo vit në zonën e Zadrimës.

Kësaj here vendorët synuan që Shën Jozefin të kalohet përmes një organizimi në qendër të fshatit Gjadër në Lezhë. Banorë të shumtë, nxënës shkolla, të veshur tradicionalisht, u afroi mysafirëve një ditë të jashtëzakonshme.

Festes i janë bashkuar edhe emigrantë të ardhur posaçërisht pranë familjeve të tyre. Ata i vlerësojnë iniciativa të tilla si një domosdoshmëri për t’i dhënë fshatit edhe më shumë gjallëri.

Shën Jofezi është një nga ditët e kalendarit katolik, që zadrimorët i kanë kremtuar edhe në diktaturë, fshehurazi brenda mureve. Por sot këto festa po i shërbejnë  Zyrës së Turizmit në Bashkinë e Lezhës si ditë atraktive që do të joshin më tepër vizitorë dhe turistë, vendas dhe të huaj.

Gazetar: Gjergj Figuri

Operator: Gac Hila

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!