Festat mbaruan, si pasojë kanë nisur largimet emigrantëve nga porti i Durrësit. Në një lidhje me “Shqipëria Sot”, gazetari Leonidha Musai raporton se nga dita e nesërme do të fillojnë lundrimet e dyfishta.
Ai thekson se muaji dhjetor ka qene një numër relativisht i lartë krahasuar me një vit më parë
“Mbrëmjen e djeshme dhe më datë 1 ka pasur një fluks relativisht të ulët. Duke filluar nga dita e nesërme të dyja linjat e trageteve, Durrës – Bari dha Durrës – Ankona, do të nisin lundrimet. Kjo pasi emigrantët do të kthehen në familjet e tyre.
Muaji dhjetor ka qene një numër relativisht i lartë krahasuar me një vit më parë. Situata paraqitet e rregullt në portin e Durrësit”, tha gazetari./abcnews.al