Festat kuqezi në Vlorë/ Ekspozitë për luftën e dytë botërore dhe firmëtarët e pavarësisë

schedule15:39 - 18 Nëntor, 2024

schedule 15:39 - 18 Nëntor, 2024

Në Vlorë në muezun historik është organizuar një ekspozitë për gratë vlonjate dëshmore në luftën e dytë botërore si dhe firmëtaret vlonjate të pavarësisë. Ekspozita realizohet për herë të parë ndërsa janë evidentuar pas një pune disa mujore 35 gra dhe vajza vlonjate pjesë e luftës së dytë botërore.

Skender Spahiu drejtor i muzeut historik në Vlorë thotë se për herë të parë këto ekspozita vijnë në kuadër të festës së pavarësisë dhe çlirimit të vendit.

Qëllimi sipas Spahiut është njohja dhe roli i figurave të evidentuara për pavarësinë dhe luftën e dytë botërore, por edhe njohja nga të rinjtë e historisë e ngjarjeve të rëndësishme për vendin

Në këtë ekspozitë u përdorën materiale nga arkivat e muzeut për të evidentuar rolin e dëshmoreve në luftën e dytë si edhe evidentimin e firmëtarëve vlonjatë të pavarasisë të cilët së bashku me Ismail Qemalin janë gjashtë./abcnewws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!