Festat e penguara nga varfëria: Familja Kola pa tryezën e Vitit të Ri, tërmeti u shembi shtëpinë

schedule16:19 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 16:19 - 31 Dhjetor, 2020

Ndërrimi i viteve, familjen Kola në Laç do ta gjejë me tryezën bosh. “S’kam ku me nejt vet. Skam lekë për bukë jo për pemë. S’më bie mendja.”

Prej vitesh çifti i bashkëshortëve vuan mjerimin. “S’kam fëmijë jashtë shtetit, i kam në burg.”

Me lot në sy Albina Kola tregon se gjendja e saj ekonomike është rënduar edhe më shumë pasi tërmeti i shkatërroi shtëpinë. Sot ajo jeton në këtë magazinë, pa asnjë lloj kushti.

“Kur ka rënë tërmeti kemi dalë të gjithë përjashta, njerëzit i kanë strehuar. Nuk kam pas nga të shkoj. Burrin e sëmurë. Kam nejt deri sa na thanë të dalin. Jemi strehuar këtu. Nuk e dinim që binte shi. Një përkrahje që kishim na e hoqën. Asnjë gjë nuk kam. Drita me qiri. Kam 9 muaj që jam kështu.”

Papunësia ka bërë që kjo familje të mos ketë kushtet elementare te jetesës, si buke e ujë.

“Ai është i sëmure. Një pastruse. Shkoj 60-vjeçe s’më merr njeri në punë. Me bo me shku tek dyqane. Veç buke kripë vaj miell borxh. Jetoj me mbeturina.”

Ajo shprehet se e ka të pamundur që të shkojë e të marrë nëpër dyqane pasi nuk i japin më prej borxheve. Albina i bën apel shtetit që ta ndihmojë. /abcnews.al/