Festat e nëntorit, shqiptarët “arratisen” në Turqi dhe deri në Bangkok

schedule16:02 - 27 Nëntor, 2018

schedule 16:02 - 27 Nëntor, 2018

Pesë ditët e pushimit në këtë fund nëntori janë një mundësi e mirë për shumë shqiptarë për të udhëtuar jashtë vendit. Destinacionet më të preferuara për pushime këtë vit janë Stambolli dhe Bangkoku.

Festat e 28-29 nëntorit kanë sjellë një lajm të mirë për punonjësit e administratës publike dhe për një pjesë të mirë të shqiptarëve, të cilët do kenë plot 5 ditë pushim.

Një  pjesë e tyre kanë zgjedhur të bëjnë pushime në vendet e rajonit, por ka pasur edhe nga ata që kanë zgjedhur edhe destinacione të tjera, nga Europa deri te vendet më të largëta.

Besnik Vathi, drejtor agjencie turistike: Kërkesat dhe rezervimet për festat e nëntorit kanë qenë më të mëdha se çdo vit tjetër. Kërkesat fillojnë që nga bangkoku i largët, vazhdon në Dubai. Ka lëvizje në Amsterdam e Bruksel nga Tirana, Parisi nga Shkupi dhe nga veriu e jugu i Shqipërisë, Maqedoni e Mali i Zi.

Agjencitë turistike theksojnë se destinacioni më i preferuar nga shqiptarët ka qenë Stambolli.

Besnik Vathi, drejtor agjencie turistike: Lëvizja masive ka qenë drejt Turqisë ku nga të gjitha angjencitë shkojnë 30-35 autobusë për të kaluar pushimet gjatë festave në Stamboll.

Agjencitë  turistike konfirmojne se shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë destinacionet e turizmit kulturor.

Besnik Vathi, drejtor agjencie turistike: Udhëtimet në grupe janë për ture kulturore, historike, vizita qytetesh, më shumë se lëvizja për aktivitete malore. /abcnews.al