Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festat e fundvitit/ Tiranë, policia me plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së festimeve

schedule08:33 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 08:33 - 30 Dhjetor, 2025

Policia e Tiranës ka marrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve

Masat konsistojnë në shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtum do të vendosen pika fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë.

Përmes një njoftimi, policia sqaron se do të intensifikohen masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndër të tjera, pritet kryerja e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale.

Me rastin e festave të fundvitit, do të rritet prezenca e shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve si bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!