Festat e fundvitit në pandemi, Petsas: Rregullat e reja anti- Covid që hyjnë në fuqi në Greqi

schedule14:27 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 14:27 - 14 Dhjetor, 2020

Në 7 dhjetor, Greqia zgjati bllokimin e saj deri në 7 janar ku të gjitha shkollat, restorantet, baret dhe gjykatat do të qëndrojnë të mbyllura. Gjithashtu vendi ka vendosur një shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Greqia ndaloi udhëtimet për të gjitha vendet ndërkombëtare, deri në 14 dhjetor, por të gjithë shtetasit ose banorët e Shengenit mund të hyjnë në shtetin grek.

Në mënyrë që të kalojnë përmes kufijve tokësorë (një numër i caktuar njerëzish, të tillë si shoferët e kamionëve), duhet të kenë prova të një testi negativ PCR, jo më  shumë se 72 orë.

Ndërkohë duke filluar nga nesër në mëngjes, do të hapen shërbimet e kujdesit për thonjtë. Gjithashtu do të lejohen deri në 9 persona në shtëpi për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Petsas në një konferencë për media tha se “për sa u përket kishave, Mitsotakis do të zhvillojë një bisedë me kryepeshkopin Jeronim ” .

Dhe njoftimi mbi hapjen e kishave dhe zhvillimin e ceremonive fetare do të jepet nesër.

Petsas: Synimi ynë është që shkollat ​​të hapen më 7 janar

I pyetur nga gazetarët në lidhje me hapjen e shkollave, ai tha se shkollat do të hapen me 7 janar ashtu siç është vendosur në fillim.

Qëllimi ynë është të  mbajmë nën kontroll pandeminë dhe kjo është arsyeja pse kemi marrë ndoshta edhe masat me të ashpra në Europë.

Vaksinimi do të vazhdojë sipas planit të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit.

Greqia vazhdon përgatitjet në mënyrë që gjithçka të jetë gati për vaksinimin. Për këtë arsye, kryeministri Kyriakos Mitsotakis pati një takim me ministra dhe zyrtarë. Në atë takim u  shqyrtua përgatitja për marrjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës.

Ky është një projekt i madh me qindra detaje të vogla, të cilat do të përmirësohen në mënyrë që vaksinimi të fillojë menjëherë pas marrjes së grupit të parë të dozave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!