Vijon fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës. Nga data 20 dhjetor deri sot, kanë hyrë nga Greqia mbi 35 mijë emigrantë, të cilët kthehen në atdhe për festat e fundvitit.
Ndërsa rreth 15 mijē qytetarë kanë udhëtuar drejt Greqisë gjatë kësaj periudhe. Nē 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo pikë doganore 6219 udhētarë dhe kanë dalë 1484 persona.
Fluksi i lartë i udhëtarëve në të dyja anët e kufirit po menaxhohet pa vonesa nga policitë kufitare. Pala shqiptare, në varësi të fluksit punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele, por në varësi të situatës,herë pas here ka shtim të numrit të sporteleve dhe personelit.
Fluksi i lëvizjeve ndërkufitare pritet të mbetet i lartë deri në fund të muajit./abcnews.al