Festa për 28 Nëntorin në Vlorë/ Dredha: Gjithçka shkoi shumë mirë, duam një qytet turistik 12 mujor me aktivitete

schedule18:31 - 28 Nëntor, 2023

schedule 18:31 - 28 Nëntor, 2023

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se për 28 Nëntorin, Vlora u shndërrua në një qytet policentrik, me aktivitete të shumta.

Në një intervistë për ABC News, Dredha u shpreh se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe shtoi se Vlora do të kthehet në një qytet turistik me aktivitete gjatë gjithë vitit.

“Gëzuar të gjithëve. Jemi munduar të bëjmë një qytet policentrik. Ka një koncert, do të ketë edhe një koncert në Pallatin e Sportit. Festa e parë si kryetar bashkie. Kemi pasur një kalendar një javor. Mua më duket që gjithçka ka shkuar mirë, ka pasur një gjithëpërfshirje. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës. Gjërat kanë shkuar mirë. Ne nuk duam një qytet turistik 3 apo 4 mujor, por 12 mujor me aktivitete. Do ta bëjmë në mënyrë të përvitshme.

Edhe në dhjetor do të kemi aktivitete. Janë disa investime strategjike, si aeroporti, duam që të mbarojë në dhjetor të vitit 2024. Duhet të jemi gati. Edhe me projektin tjetër, “Lungomare 3″, qyteti zgjerohet shumë, do ketë edhe më shumë prurje. Duhet të jemi gati. Duhet të shtohemi edhe me struktura hotelerie të reja. Duhet të jemi gati, të kemi shërbime më të mira, qytet më të pastër dhe me më shumë aktivitete”, theksoi ai./abcnews.al