Në fshatin Gallatë të Malësisë së Kurbinit është organizuar festa krahinore e përvitshme nga banorët e zonës. Në kishën e Shën Prendes është ngritur një panair me produktet e zonës dhe nuk kanë munguar as këngët dhe vallet.
Në kishën e Shën Prendes në Kurbin nuk bëhen vetëm mesha. Si çdo vit, banorët e fshatit Gallatë organizuan në oborrrin e saj festën krahinore. Panair me produkte bujqësore dhe artizanale. Lojëra popullore. Këngë e valle nga nxënësit e shkollave me kostume kombëtare.
Atmosferës iu bashkuan pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat.
“Kemi sjellë të gjitha produktet blegtorale”.
Aktiviteti u realizua edhe me mbështetjen e Bashkisë Kurbin.
“Në lidhje me bashkinë tonë, prioritetet tona janë në të gjithë bashkinë, por në veçanti për këto vende kulturore, historike që mbartin shumë vlera historike brenda vetes”.
Fshati Gallatë është përzgjedhur ndër 100 zonat turistike në vendin tonë./abcnews.al