“Festa, i kaloi pritshmëritë”, Seferi: 28 Nëntori ditë falenderimi, por edhe reflektimi. Vetëm së bashku mund të ecim përpara

schedule13:29 - 28 Nëntor, 2023

schedule 13:29 - 28 Nëntor, 2023

“Një festë që i kaloi pritshmëritë, pavarësisht kushteve atmosferike”. Kështu u shpreh nënkryetari i bashkisë Tiranë Andi Seferi, për Tirana Live, lidhur me paradën e shqiptarëve mbajtur këtë të martë në bulebardin Dëshmorët e Kombit.

“Një organizim i jashtëzakonshëm, të mbushet zemra plot, ka kaluar pritshmëritë tona, është një festë që festohet për herë të parë në kryeqytetin e shqiptarisë. Falë edhe djemve nga neë York u bë i mundur ky organizim, bashkë me institucionet shqiptare. Vitin tjetër mendohet ta bëjmë në Prishtinë më tej në një tjetër kryeqytet e me radhë. U bënë bashkë sportistë, ansamble, është një super festë.

Ky 28 Nëntor na bëri bashkë unioni i Bashkive ka vite që punon, për vlerat që mbajnë trojet tona. U desh kjo shkëndijë nga djemtë e New York për të organizuar këtë paradë të shqiptarëve. Edhe ne e kishim pak problem pjesën e shiut, por kur pamë që sheshi po mbushej me flamuj në duar, nuk pati asnjë lloj pengese. E quanin si detyrë patriotike për të marrë pjesë në këtë paradë.
Shqiptarët po orientohen drejt ndjenjave kombëtare. Shumë sfida, e aktivitete na e kanë afruar më shumë këtë ndjenjë.

Një shtytje i është dhënë nga fëmijët kësaj data, kanë kërkuar të vendosin flamuj në ballkon apo dritare. Është një ditë falenderimi për patriotët që 111 vite më parë na dhanë pavarësinë, por edhe ditë reflektimi që vetëm së bashku mund të ecim përpara.

Festime do të ketë edhe përgjatë ditës së nesërme. Kjo festë vijon, data 29 është 79 vjetori i clirimit të vendit, krahas ceremonisë në varrezat Dëshmorët e Kombit nis nata e Bardhë, një traditë kjo e Bashkisë. Në këtë shesh nesër do të këndojnë Ylli limani, Noizy, Samanta Karavella, Kida, do të jetë një pikë takimi për të gjithë.” tha ai./abcnews.al