Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festa e shegës në Lezhë/ Tradita dhe gastronomia bashkohen në aktivitetin më të njohur për qytetin                

schedule20:37 - 8 Nëntor, 2025

schedule 20:37 - 8 Nëntor, 2025

Në një qytet që di si të ruajë traditën e të kombinojë shijen me kulturën, Lezha feston për të 22-in vit radhazi Festen e Shegës. Fruti që rritet lirshëm në natyrë dhe konsiderohet simbol i qytetit, ka marrë tashmë statusin e një ikone që përfaqëson Lezhën në mënyrën më të bukur natyrale, ngjyrëplotë dhe plot jetë. Asaj i dedikohen këngë, festa dhe tashme është pjesë e përditshmërisë

E konceptuar fillimisht si një nismë e thjeshtë për të promovuar një frut autokton, festa është shndërruar në një aktivitet gastronomik, kulturor e turistik që mbledh dhjetëra kuzhinierë, artizanë dhe dashamirës të produkteve lokale.

Në fillimet e saj, vetëm pak vite më parë, shega përdorej kryesisht si aperitiv, por sot ajo është bërë pjesë e kuzhinës lezhjane në forma të ndryshme, që nga ëmbëlsirat tradicionale e deri tek gatimet e kripura me shije të veçantë.

Këtë vit, festa solli edhe një risi, koktejlet me bazë shege.

Në festë, ku morën pjesë mbi 50 shefa kuzhine nga e gjithë Shqipëria, u prezantuan pjata dhe ide të reja për përdorimin e shegës në gatim. Ky bashkëpunim e ktheu Lezhën në një qendër kulinarie, ku tradita takohet me inovacionin, por per kryebashkiakun e Lezhes, Pjerin Ndreu, është mundësi më shumë për të krijuar mundësi turistike në këtë zonë.

Festa e Shegës është një mënyrë për t’i dhënë më shumë energji qytetit të Lezhës dhe për ta kthyer në një destinacion tërheqës turistik, ku gastronomia është pjesë e identitetit kulturor të Lezhës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!