Festa e Nevruzit, historia e kësaj dite

schedule08:07 - 22 Mars, 2023

schedule 08:07 - 22 Mars, 2023

Dita e Sulltan Novruzit, është ditë pushimi në Shqipëri. Kjo ditë lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

“Novruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar.

Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!