Festa e Lakrorit/ Polenë, turistët shijojnë kulinarinë në fshatin e njohur të Korçës

schedule12:30 - 13 Gusht, 2023

schedule 12:30 - 13 Gusht, 2023

Edhe këtë vit amvisat e Korçës u mblodhën sërish bashkë në Polenë për festën e lakrorit. Gatimi tipik i zonës, lakrori me saç, apo lakrori me dy petë, ishte në çdo tryezë të kësaj feste në fshatin me traditë. Gratë polenake, por dhe të gjithë Korçës, e ruajnë me fanatizëm recetën e lakrorit që kërkohet nga shumë vizitorë në Korçë gjatë gjithë vitit.

Mënyra e pjekjes është një prej elementëve që e bën unike shijen e këtij gatimi. Të huajt të ardhur nga vende të rajonit kanë mbetur shumë të kënaqur nga këto ushqime tradicionale.

Festa e Lakrorit e cila organizohet çdo gusht me synim për të promovuar kulinarinë dhe traditën e Polenës, po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë, të cilët zgjedhin Korçën si destinacion të fundjavës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!