Pas një muaji sakrifice besimtarët myslimanë në Korcë kanë falur këtë mëngjes namazin e Fitër Bajramit.
Në kushte pak të vëshira dhe në masa të rrepta për shkak të COVID 19, besimtarët kanë kryer ritin e faljes dhe janë lutur.
Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë feste.
“Të nderuar besimtarë të qarkut të Korçës sot është një ditë shumë e rëndësishme për ne pasi mbyllëm me sukses 30 ditët e agjërimit sot jemi në ditën e Fitër Bajramit ku besimtarët kanë kryer lutjet e tyre që Zoti të heqë çdo lloj sprove siç ishte dhe situata e virusit Covid 19. Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, myftiu Cikalleshi./abcnews.al