Festa e Birrës ka mbledhur qindra turistë nga vendi dhe bota në Korçë. Është viti i 15 që mbahet një festë e tillë në muajin gusht, ku rrugët dhe hotelet mbushen plot e përplot me turistë.
Teksa kanë shijuar në temperaturat e larta birrën e ftohtë Korça dhe ushqimet tradicionale qytetarët janë argëtuar me muzikën e zërave më të njohur korçarë dhe jo vetëm.
Sheshi pranë terminalit të autobusëve është kthyer në skenë. Këngëtarët Lefteris Pantazis, Vikena Kamenica, Devis Xherahu dhe disa të rinj kanë performuar këngë të qeta dhe ritmike. E gjithë Korça ishte në festë.
Çdo mbrëmje deri të dielën Festa e Birrës do sjellë dhe emra të tjerë të muzikës dhe plot surpriza./ Abcnews.al