Ferrero: Lojtarët nuk janë makineri, çfarë t’i them Gabiadinit unë?!

schedule11:40 - 2 Prill, 2020

schedule 11:40 - 2 Prill, 2020

Situata në Itali ende nuk është stabilizuar nga Coronavirusi, ndërkohë dhe Seria A vazhdon të jetë e pezulluar. I fundit që ka marë pjesë në debatin se kur kampionati duhet të rinisë është presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero.

“Në fillim askush nuk i dha rëndësinë e duhur këtij armiku, që sot na ka mbyllur në shtëpi të gjithëve. Ne po i respektojmë rregullat, por çdo ditë dëgjojmë lajme jo të mira për popullin tonë”, deklaron presidenti për “SecoloXIX”.

“Seria A? Gjithçka duhet të fillojë gradualisht. Nuk mund të imagjinoj dot që kampionati të fillojë në këtë periudhë. Gabbiadini, i cili ishte pozitiv me Covid-19, si mund të ndihet nëse unë i them që do të rinisim në maj. Ato nuk janë makineri, janë njerëz”, mbyll Ferrero. /abcnews.al