Feronikeli në krye me Gjilanin, Gilberto shpëton Dritën nga humbja

schedule17:12 - 22 Shtator, 2019

schedule 17:12 - 22 Shtator, 2019

Dy gola të Kastriot Rexhës dhe Mevlan Zekës në pjesën e dytë i kanë dhuruar tre pikë të rëndësishme Feronikelit në transfertë. Kampionët mposhtën ekipin e Dukagjinit 0-2, duke u ngjitur në krye bashkë me Gjilanin me nga 12 pikë, por djemtë e Mezanit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Surprizë dhe emocione në Gjilan. Trepça ’89 ishte shumë afër fitores, por Drita barazoi ndeshjen në minutën e pestë shtesë. Ekipi nga Mitrovica zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të me anë të Arb Manajt, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit vendas. Miqtë e ruajnë avantazhin deri në fund të ndeshjes, por shtesat ishin fatale për ta.

Braziliani Gilberto gjeti rrugën e rrjetës në aksionin e fundit dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë. Ky barazim e ngjit Trepçën në vend të shtatë me 6 pikë, ndërsa Drita humbet shansin për të dalë në krye dhe mbetet e treta me 11 pikë. /abcnews.al

Drita – Trepça ‘89’ 1-1
(Gilberto 90+5’ / Manaj 29’)

Dukagjini – Feronikeli 0-2
(Rexha 55’, Zeka 90+3’)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!