Fermeri shqiptar gjymtoi policin grek me shufër hekuri, dënohet me 9 vjet burg

schedule09:49 - 15 Qershor, 2021

schedule 09:49 - 15 Qershor, 2021

Një shqiptar është dënuar me 9 vjet heqje lirie në Greqi për vrasje në tentativë, pasi akuzohet për një incident të rëndë të ndodhur gushtin e kaluar në plazhin e Paxos.

Një oficer policie në atë kohë ishte duke ecur në plazhin e Paxos dhe ishte jashtë detyrës, nën shoqërinë e dy kolegeve të tij. Por papritmas një shqiptar 50-vjeçar u shfaq nga hiçi dhe e qëlloi në kokë me një shufër hekuri. Më pas sipas mediave greke shqiptari e qëlloi disa herë oficerin e policisë duke i shkaktuar plagë tepër të rënda.

Para gjykatës, shqiptari u shpreh se kishte një sherr personal me personin në fjalë, pasi pretendonte se e kishte arrestuar pa të drejtë disa kohë më parë, por kjo gjë nuk u vërtetua kurrë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!