Fermeri indian përjashton fëmijët nga testamenti, i lë pasurinë qenit

schedule15:36 - 13 Shkurt, 2021

schedule 15:36 - 13 Shkurt, 2021

Një fermer indian ka përjashtuar të pesë fëmijët e tij nga testamenti duke përfshirë në vend të tyre qenin. Sipas tij fëmijët nuk janë kujdesur asnjëherë për të ndërsa qeni e ka mbështetur gjithnjë.

Ai ka vendosur të lërë jashtë testamentit fëmijët e tij duke i zëvendësuar me qenin Xheki. Në testament është përfshirë dhe bashkëshortja e tij e dytë. Për mediat ai u shpreh se qeni dhe gruaja janë kujdesur gjithnjë për të dhe e kanë mbështetur kurse fëmijët jo.

Kur fermeri të ndërrojë jetë, Xheki do të bëhet pronar i tokës, pasi 50 vjecari ka në pronësi më shumë se 8 hektarë terren, gjysma e të cilit do i kalojë qenit.

Fermeri ka tre vajza dhe një djalë nga bashkëshortja e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë, por asnjeri nga fëmijët nuk përmendet në testament. Ai bëri të qartë se nëse dikush prej tyre pretendon një pjesë të trashëgimisë, atëherë duhet të kujdeset për qenin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!