Fermerët “thyejnë” karantinën, tokat nuk mund të presin mbarimin e koronavirusit

schedule18:22 - 4 Prill, 2020

schedule 18:22 - 4 Prill, 2020

Ky është Veip Salkurti, nga fshati Rashnapojë i Dibrës. Ai ka 8 hektarë hektarë me pemtore mollë, dardhë dhe qershi. Veipi ka vendosur që të thyej urdhrin e autoriteteve për izolim dhe të dalë në për të bërë spëkatjen e pemtoreve, proces ky shumë i rëndësishëm para çeljes.

Fermeri tregon se pavarsisht situatës nuk mund ta lërë pas dore, nëse nuk e bën i gjithë prodhimi do të humbasë.

“Kjo nuk ka lidhje as me fasoneritë, kafet apo me diçka tjetër është një proces që po nuk e rregullove tani duhet ta lëshë në mëshirë të fatit”, është shprehur Veipi.

Në emër të fermerëve të tjerë Veipi këkron nga Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë dhe gjejë një mënyrë tjetër për lëvizjen e  tyre.

Në Dibër janë mbi 400 hektarë toka  të mbjella me pemë Frutore dhe bimë medicinale, fermerët e të cilëve nuk po i kryejnë punimet për shkak të kufizimeve nga Covid 19.

Fermeri Afrim Murrja ka 130 krerë lopë. Ai tregon tregon se prodhon nga 300 deri në 1500 litra qumësht sipas sezonit. Por që prej fillimit të pandemisë shitja e qumështit është ulur.

Qëkur ka filluar mbyllja nga epidemia ne kemi filluar me baxha duke e çuar qumështin ënë Maqellarë por tashmë nuk e kanë marrë pasi është mbyllë tregu i bulmetit dhe i djathit”, është shprehur fermeri Murrja.

Fermeri kërkon mbështetje si bizneset e tjera dhe të ketë edhe një paketë për sektorin më të rëndësishëm blegtorinë dhe bujqësinë./abcnews.al