Fermerët nga Fieri, Lushnja dhe Berati në protestë

schedule11:11 - 7 Tetor, 2019

schedule 11:11 - 7 Tetor, 2019

Fermerë nga Lushnja, Fieri dhe Berati protestuan për 30 minuta pranë urës së Kuçit. Ata akuzojnë qeverinë se i ka braktisur pasi nuk shesin dot prodhimet bujqësore. Në këto kushte fermerët paralajmërojnë falimentimin e tyre.

Fermerë nga Lushnja, Berati dhe Fieri, protestuan për mungesën e tregut dhe uljen e çmimeve të perimeve.

Për 30 minuta  qëndruan mbi urën e Kuçit  për të tërhequr vëmendjen e qeverisë në problemet e tyre. Forca të shumta policie ishin të pranishme për të ndaluar bllokimin e qarkullimit të automjeteve mbi urë.

Situata është tensionuar disa herë në kohën kur mjetet kërkonin të kalonin rrugën, dhe hasnin në rezistencën e personave të pranishëm. Me ndërhyrjen e policisë mjetet janë lejuar të kalonin.

Prodhuesit  aktualisht po shesin domaten me 10 dhe 20 lek për kg në pikat e grumbullimit për eksport. Ndërsa tregu vendas tërheq sasira të pakta nga serat. Ky nivel çmimi është tre herë nën kosto, sipas prodhuesve, çka sjell falimentimin e ekonomisë bujqësore.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë e nga e cila thonë se nuk kanë përfituar asnjë skemë mbështetëse./ABC News Albania 24/7